Kjo është situata me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

17:36 | 30 Gusht 2021

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit dhe 768 raste të reja janë regjistruar nga 5460 testime të kryera, numër ky relativisht më i ulët, krahasuar me një ditë më parë kur të infektuarit ishin mbi 900, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 në gjendje më të rënduar.

219 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë etj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një 69-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Pogradeci.

Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 133.125.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 144.847 raste, prej tyre 133.125 janë shëruar, 9.230 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.492 pacientë.

Komento: