Kjo është situata me Koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës, afër 5 mijë të infektuar

08:47 | 13 Korrik 2020

Situata me COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës, afër 5 mijë të infektuar.

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 4 mijë e 931 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2 mijë e 267 janë shëruar, kurse 102 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 562.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1497 raste, 14 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 410 të infektuar, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 17 viktima, ndërsa ka 397 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.

Komento: