Kjo është skuadra e fundit e cila u fut në garë për Icardin

13:29 | 01 Shtator 2019

Valencia është skuadra e fundit që u fut në garë për Icardin.

Icardi nuk është pjesë e planeve të Inter, kështu që lojtari është i lirë që të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër, gjë për të cilën është aktivizuar edh vet skuadra e tij.

Duke ditur situatën e lojtarit, Valencia është futur në garë për shërbimet e tij, si kandidati më i ri për nënshkrimin e argjentinasit.

Valencia po synon një marrëveshje që do ta sillte argjentinasin në La Liga në formë huazimi, me mundësi blerjeje.

Gjithsesi, mediet në Itali thonë se një marrëveshje e tillë vështirë se mund të ndodh. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.

Komento: