Sassuolo skuadra e parë e Serie A që kthehet në stërvitje.
Pas njoftimit se regjioni Emilia-Romagna ka hapur qendrat për atletët, Sassuolo ka njoftuar se do ta shfrytëzojë të drejtën për t’u stërvitur.
“U.S. Sassuoo njofton se, nga e hëna e 4 majit, ata do të bëjnë lojtarët që të përdorin qendrën ‘Mapei Football’, për stërvitje individuale”, thuhet mes tjerash në komunikatën e faqes zyrtare të Sassuolo.
Edhe Napolit i është dhënë leje për t’u rikthyer në stërvitje, por ata akoma nuk kanë konifrmuar se do ta bëjnë një gjë të tillë.
Parma dhe SPAL në anën tjetër kanë bërë të ditur se nuk kthehen në stërvitje deri sa të ketë pajtueshmëri edhe me qeverinë.