Kjo është skuadra e re e Valon Behramit

20:39 | 30 Qershor 2019

Valon Berami është në prag të përfundimit të kontratës së tij me Udinesen

Ai në prag të nënshkrimit me klubin zviceran FC Sion në një marrëveshje dyvjeçare pasi bisedimet mbi rinovimin e kontratës dështuan.

Sipas Gianluca Di Marzio, mesfushori nuk arriti marrëveshje me ‘Le Zebrette’ për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur të bashkohet me Sion, që i ofruan atij një marrëveshje dyvjeçare me mundësinë që të bëhet trajner i skuadrës në të ardhmen.

34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit në Udine pasi u bashkua nga Ëatford për 2 milionë euro në vitin 2017, duke bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në ‘Arena Dacia’, përcjell lajmi.

Behrami kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie A, duke luajtur për skuadrat si Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio dhe Napoli, ndërsa ai e ngriti Kupën e Italisë me ‘Azzurri’ në sezonin 2013/2014.

Sa i përket kombëtares, mesfushori u ‘përzu’ nga selektori Vladimir Petkovic.

Komento: