
Juventus është skuadra favorite për të transferuar Paul Pogban.
Mesfushori francez, duket se po kalon sezonin e fundit në fanellën e Manchester United, dhe një larg në verë, është mëse i mundshëm.

Janë të shumta skuadrat që kanë shprehur dëshirën për të pasur në skuadër kampionin e botës me Francës.
Por, mediet italiane raportojnë se Juventus është duke i prirë kësaj gare, përcjell lajmi.
Pogba ka veshur edhe në të kaluarën fanellën e Juventusit, dhe pikërisht nga kjo skuadër në vitin 2016, ishte transferuar te Manchester United.
Real Madrid dhe PSG, janë skuadrat tjera të interesuara për 26 vjeçarin.