Kjo është vetura që të gjithë do ta donin

09:52 | 26 June 2019

‘Audi A7’ e vitit 2019 është vetura që të gjithë do ta donin.

Ndryshimet teknologjike përfshijnë fenerët me lazer, lidarët dhe ekranet me prekje.
Me gjatësi 4,969 milimetra dhe gjerësi 1,908 sosh, vetura kategorizohet në mesin e makinave me madhësi gjigante, transmeton lajmi net.

Vetura në fjalë, e pajisur me motor 3.0-litërsh të modelit V6, është e aftë të prodhojë 335 kuaj-fuqi.

Krahas kësaj, prodhimi i kompanisë gjermane të automobilave do ketë në dispozicion shtatë shpejtësi. Gjithashtu, do ketë një model tjetër dizel.

Falë përformancës së motorit, ‘Audi A7’ e vitit 2019 do t’i mundësohet të arrijë 100 km/h për vetëm 5.2 sekonda.

Super-makina pritet të del në shitje me një etiketë prej 67 mijë eurosh.

Komento: