Kjo është videoja e fundit e Maradonës, atë e regjistroi një fqinj i tij

10:14 | 27 Nëntor 2020

Diego Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare.

Edhe pse fillimisht u njoftua se argjentinasi u famshëm vdiq nga një sulm në zemër, një autopsi tregoi se ai vdiq nga edema akute pulmonare e shkaktuar nga funksionimi i dobët i zemrës.

Rreth njëzet ditë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematoma të trurit dhe me atë rast, u bë fotografia e fundit e tij.

Ajo është publikuar nga mjeku i Maradonës, Leopoldo Luque, duke shkaktuar kështu një debat me familjen e legjendës, të cilët nuk e pëlqyen publikimin e fotografisë.

Edhe videoja e fundit e tij daton nga ajo periudhë. Një fqinj e filmoi atë në kohën e rikthimit në shtëpi pas lirimit nga spitali.

Një djalë thirri emrin e tij dhe Maradona, i cili kishte vështirësi në lëvizje, ia ktheu përshëndetjen, bëri shenjë dhe e bëri të lumtur djalin.

Komento: