Zyrtarisht më 15 nëntor popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë.
Kjo ditë ishte shpallur si “Dita e Tetë Miliardë Banorëve”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
E banorja e 8 miliardë në botë, besohet se është një foshnje e cila lindi të martën pas mesnate në Filipine, në Spitalin Memorial në Tondo.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare Vinice Mabansag, e cila lindi rreth orës 1:29 të mëngjesit.
Nga viti 1974 numri i popullsisë u dyfishua.
Sipas OKB-së u deshtën 12 vjet që numri të rritet nga 7 miliardë në 8 miliardë.
Ndërkaq Organizata e Kombeve të Bashkuara, njofton se do të duhen 15 vjet që numri i popullsisë të rritet në 9 miliardë.