Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Milanit qe 7 vite – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Milanit qe 7 vite

09:21 | 23 Shkurt 2019

Milan nuk kishte shënuar tre ose më shumë gola në tre ndeshje rresht të Serie A që nga viti 2012.

Milani mposhti mbrëmë Empolin me rezultat 3-0 me gola nga Krzysztof Piatek, Franck Kessie dhe Samu Castillejo, përcjell ORAinfo.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Serie A, duke mundur Cagliari 3-0 në San Siro dhe Atalanta 3-1 në Bergamo.

Hera e fundit që Milan kishte shënuar nga tre ose më shumë gola në tre ndeshje radhas ishte viti 2012.

Në vitin 2012, ata fituan 3-1 ndaj Catanias më 30 nëntor, 4-2 ndaj Torinos, dhe 4:1 ndaj Pescaras më 16 dhjetor.

Kjo nuk është e gjitha për sulmin e Milanit, për shkak se ekipi i Gennaro Gattuso është i parë që siguroi tre pikë të njëpasnjëshme të Serie A në shtëpi që nga maji i vitit 2014. /ORAinfo/

Komento: