Kjo grua kërcënon se do të kërcej nga kati i tetë në kryeqytet

13:37 | 11 February 2019

Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë.

Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i tetë i një pallati në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Shkak është bërë një vendim i përmbarimit për marrjen e shtëpisë.

Ajo ka hipur në ballkonin e katit të tetë të pallatit në zonën e ‘9-katësheve’ në kryeqytet.

Ndërkohë që djali i zonjës që kërcënon me vetëflijim, Tajar Trroka sqaron për Report Tv si qëndron e vërteta sipas tij.

“Gjithë problemi ka nisur në datë 23 janar, jemi në një proces gjyqësor me bankën…, në datë 28 jemi njohur nga përmbarimi, që duhet të lirojmë banesën. Bëmë ankimim, ndërkohë që ai (përmbaruesi) erdhi dhe godiste derën me shkelma, na terrorizoi.

Erdhi 10 ditë më pas dhe na bëri presione, një ditë më pas çoi dikë për të prishur bravën dhe nuk pret që të kemi një vendim nga gjykata dhe të dorëzojmë çelësat vetë.

Ndoshta veprimet tona janë të pahijshme, por të denja. Banesën nuk e kemi lënë në kolateral, por banka e shiti pa ankand, pa na njoftuar. Kemi punuar një jetë të tërë për këtë banesë” deklaroi ai.

Komento: