Kjo i ndodhi për herë të parë Juventusit në Ligën e Kampionëve

08:38 | 19 Shtator 2019

Nuk i kishte ndodhur asnjëherë me parë.

Juventus e filloi një ndeshje me 10 futbollistë jo italianë.

‘Zonja e vjetër’ barazoi në udhëtim te Atletico Madrid duke u ndalur në minutat shtesë në rezultat 2:2.

Por, ballafaqimi solli një statistikë të pazakonshme për skuadrën nga Torino, përcjell lajmi.

Për herë të parë në historinë e saj në Ligën e Kampionëve, Juventus e filloi një ndeshje me 10 futbollistë jo italianë.

Në formacionin e përzgjedhur nga trajneri Maurizio Sarri, figuronte vetëm një futbollist Italian, mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Komento: