Kjo i pret kompanitë e ndërtimit që nuk e pastrojnë rrugën

18:46 | 30 March 2019

Gjobat për ta do të jenë të larta.

Drejtoria e Inspeksionit përmes një njoftimi ka paralajmëruar kompanitë e ndërtimeve që të pastrojnë rrugën të cilën e ndotin me makineritë.

Përndryshe, gjobat për ta do të jenë të larta.

“Në prani të inspektorëve kujdestarë, kompania detyrohet ta pastrojë rrugën të cilën e kishin ndotur makineritë e veta. Tash që po i afrohemi sezonës së ndërtimeve, iu bëjmë thirrje të gjitha kompanive që ta shtojnë kujdesin, sepse gjobat do të jenë të larta”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë gjobat për kompanitë e ndërtimit që nuk vendosin rrethoja afër vendpunishteve.

Po ashtu gjoba po ipen edhe për kompanitë që ndotin ambientin nga punimet e tyre.

Komento: