Kjo ishte çanta “misterioze” e truprojes së Gjukanoviqit gjatë vizitës në Prishtinë

20:43 | 19 Maj 2022

Gjukanoviq qëndroi dy ditë në vizitë në Kosovë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malaziase, por edhe asaj vendore.

Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë.

Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mburoja njerëzore barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazias.

Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë.

Komento: