Kjo ishte dhurata që ia bënë deputetët e Vetëvendosjes Kurtit për ditëlindje

09:36 | 15 Qershor 2022

Zbulohet dhurata që ia bënë deputetët e Vetëvendosjes Kurtit për ditëlindje.

Më 24 mars të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti ka festuar ditëlindjen e 47’të. Stafi atë ditë ia bëri një bafasi, duke i sjellë një tortë me mbishkrimin “Urime kryeministër”.

Por, Kurtit s’i ka munguar as dhurata nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Express ka siguruar listën e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Aty figuron një stilolaps “Lamy”, që i është bërë dhuratë nga Grupi Parlamentar i VV’së për ditëlindje.

Komento: