Bartomeu shkruan për herë të fundit në grupin e Barcelonës në “WhatsApp”.
Dje presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu njoftoi dorëheqjen para klubit katalanas.
Pas një presioni të madh mbi të, për keq menaxhimin në kohën e fundit të klubit, Bartomeu u detyrua të shkëput kontratën e tij me Barcelonën.
Kështu, gazeta e njohur spanjolle “Mundo Deportivo” njoftoi se Bartomeu sot shkroi për herë të fundit në grupin e Barçës në “WhatsApp”.
Disa ditë para dorëheqjes, Bartomeu përgëzoi 17-vjeçarin Pedri për golin kundër Francesvaros në Ligën e Kampionëve.
Pedri falënderoi për mesazhin dhe Bartomeu nuk u pa më në grup pas këtij mesazhi.