Ministri Abelard Tahiri ka folur për ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe ka dhënë disa detaje të reja.
Tahiri që tash mbanë pozitën e Ministrit të Drejtësisë ka rrëfyer momentin kur në zyrën e kryeministrit po vonohej të shkruhet deklarata e Pavarësisë, ndërkohë Kuvendi ishte gati për ta nisur seancën e paralajmëruar për në orën 15:00.
Tahiri tregon se si e ka thirrur Thaçin, atëherë kryeministër, në telefon dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për shkak se Shyqëri Nimani, kaliografist, nuk po arrinte që ta shkruante me kohë deklaratën e Pavarësisë.
Tash Tahiri kur e kujton këtë kërkesë i duket qesharake.
“Tash më duket qesharake, mirëpo në atë kohë kjo ka qenë kërkesë serioze”, thotë Tahiri në një intervistë gjersa kujton ato momente.