Kjo ishte koha kur Maldini e kishte parashikuar saktë pasuesin e tij në futboll pas vitit 2009 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo ishte koha kur Maldini e kishte parashikuar saktë pasuesin e tij në futboll pas vitit 2009

11:04 | 13 Janar 2021

Koha kur Maldini e kishte parashikuar saktë pasuesin e tij në futboll pas vitit 2009 – legjenda kishte zgjedhur Sergio Ramosin.

Ikona e Milanit kishte thënë në vitin 2009 se Sergio Ramos do të ishte pasuesi i tij në futboll, pak ditë pasi ishte pensionuar nga futbolli.

52-vjeçari ka shijuar një karrierë mjaftë të suksesshme në futboll, duke fituar me Rossonerët rreth 25 trofe.
Dhe Maldini, që u pensionuar në vitin 2009, është përshkruar çdo herë si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.

Në një intervistë për Marcan kur ishte pensionuar nga futbolli, ish-ylli i Milanit kishte thënë se Ramos do të jetë pasuesi i tij.

“Pasuesi im do të jetë Sergio Ramos”, kishte thënë Maldini në intervistën për gjigantin spanjoll.

“Ai është i ri dhe do të jetë pasuesi im. Ai është i shpejtë, i fuqishëm dhe ka teknikë. Është i ri dhe ka shumë koha para vetës”.

Ramos ishte larguar në vitin 2005 nga Sevilla duke kaluar te Real Madridi për 27 milionë euro, e që luante si mbrojtësi i djathtë e më pas si qendërmbrojtës.

Maldini qysh në atë kohë e kishte këshilluar spanjollin që të luante vetëm si qendërmbrojtës, siç kishte bërë ai gjatë karrierës së tij, pasi aty ishte arma e tij më e fortë.

Ramos deri më tani në karrierën e tij, ka fituar pesë tituj të la Ligës, katër Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spanjës.

Komento: