Kjo ishte macja e zezë për Man Cityn

00:03 | 30 Maj 2021

Manchester City është mundur 1-0 në finale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea.

Në këtë takim, Kai Havertz realizoi golin e vetëm dhe atë të fitores, raporton lajmi.net.

Ky është trofeu i dytë në histori të klubit londinez, të cilët festuan me shumë ngazëllim pas ndeshjes.

Në anën tjetër, Manchester City këtë sezon dështoi të shënojë vetëm dy herë në Evropë dhe ishte pikërisht në stadiumin Estadio de Dragao që ndodhi një gjë e tillë.

Fillimisht në takimin ndaj Portos, ndërsa më pas edhe në finale ndaj Chelsea.

Komento: