Kjo ishte mosha e të vdekurve nga koronavirusi

17:08 | 16 Shtator 2021

Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend 14 persona e kanë humbur betejën me koronavirus. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e viktimave ishin tetë meshkuj dhe gjashtë femra. Kurse të gjitha viktimat ishin të moshave mbi 60 vjeç.

“Katër persona të moshës mbi 80 vjeç, shtatë ishin 70-79 vjeçarë dhe tre 60-69 vjeçare”

Kurse katër të vdekur ishin në Gllogoc, dy në Prishtinë dhe nga një në Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Malishevë, Prizren, Istog

Komento: