Kjo ishte nota e Vedat Muriqit kundër Villarrealit

11:32 | 20 Shkurt 2023

Një nga më të mirët në fushë, kjo ishte nota e Vedat Muriqit kundër Villarrealit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesor pse Mallorca arriti fitore 4 me 2 ndaj Villarrealit në xhiron e 22-të në La Liga.

Muriqi realizoi një gol dhe bëri një asist (te goli i Kadeëere) në këtë ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net

Lojtari kosovar luajti deri në minutën e 81’të, pastaj u zëvendësua nga Prats.

Sipas sajtit të njohur ‘Sofascore’, Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ai kishte notën 7.8, me një gol dhe një asist – një shans të krijuar dhe 3 goditje në portë.

Muriqi poashtu i ndihmoi klubit të tij edhe në aspektin defansiv, ku pati tri spastrime të topit branda zonës.

‘Pirati’ ashtu siç e quajnë në Mallorca tani ka shkuar në kuotën e nëntë golave në La Liga, më shumë se yjet e kësaj lige, si: Griezmann, Alvaro Morata dhe Vinicius Juniors.

Komento: