Ditë më parë nga jeta u nda legjenda e Realit dhe Arsenalit, Jose Antonio Reyes.
Sipas “Mundo Deportivo”, gazetës sportive spanjolle që ka siguruar raportin e Rojes Civile, Jose Antonio Reyes po udhëtonte me 237 km/h kur pësoi aksidentin që i kushtoi jetën në moshën 35-vjeçare.
Ish-lojtari i Real Madrid, Arsenal dhe kombëtares spanjolle humib kontrollin e makinës së tij Mercedes Brabus, u përplas dhe më pas u përmbys dhe mori flakë.
Lojtari që aktualisht luante me Extremadura po kthehej në shtëpi pas stërvitjes kur ndodhi aksidenti tragjik.