500 euro gjobë e marrja e targave për hedhje ilegale të dheut.
Inspeksioni në Komunën e Prishtinës ka dhënë gjoba për kompanitë që kanë hedhur dhe pa leje paraprake.
Dënimi ka qenë 500 euro, derisa u janë konfiskuar edhe targat.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve, drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri.
“Hedhja e dheut pa leje paraprake, është e ndaluar! Gjobe dhe konfiskim i targave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.