Kjo kategori lirohet nesër nga pagesat e Trafikut Urban

19:12 | 28 October 2022

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se nesër me datë 29 tetor, nga pagesa e biletës do të lirohen të gjitha udhëtaret e gjinisë femërore.

Sipas Ndërmarrjes, ky lirim nga pagesa po bëhet për shkak të ndërgjegjësimit mbi knacerin e gjirit.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njejtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i “Trafiku Urban”:

Njoftim!

Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A.

Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njejtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!

Komento: