Duket se Fushë Kosova gjatë ditës së nesërme do të mbetët pa ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë-Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë-Kosovës, se gjatë ditës së nesërme 16 mars 2019 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 20.00.
Sipas njoftimit për media, ndërprerja e ujit në zona të lartë cekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj.
“Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit “Prishtina”.