Kjo komunë e Kosovës sot do të mbetët pa rrymë

09:27 | 07 Korrik 2019

Vushtria sot do të përballet me reduktime.

KOSTT njofton se për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në nënstacionin 110/35/10 kV Vushtrri 1, nga ora 10:00 deri në 14:10 do të bëhet shkyçja e nënstacioneve 110/35 kV Vushtrri 1 dhe 110/35/6.3 kV Trepça.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 10 MË kryesisht në NS Trepça) si dhe HC Hidroline (Selac).

“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar remontin e rregullt të transformatorit T1 në NS Vushtrri 1 si dhe rehabilitimin e këtij Nënstacioni. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit”, thuhet në njoftim.

Komento: