Kjo komunë ka vendosur t’i kompensojë orët pas pushimit pranverorë

16:33 | 29 March 2019

Kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës në arsim ka nxitur debat mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.

Por Komuna e Fushë Kosovës njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune se kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës të organizuar në muajin janar, do të bëhet pas pushimit pranveror.

Ky vendim është marrë nga kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Njoftimi i plotë i Komunës së Fushë Kosovës:

Njoftim për pushimin pranveror në Shkolla

Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, se Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, ka marrë vendim që javën e parë të muajit prill, mësimi nuk do të zhvillohet në shkollat e komunës sonë, për shkak se do të shfrytëzohet pushimi pranveror.

Zëvendësimi i orëve të humbura, për shkak të grevës së mëhershme, do të bëhet vetëm të shtunave pas datës 8 prill 2019 dhe pjesa tjetër e mbetur në fund të vitit shkollor.

Komento: