Kjo komunë nesër rinisë mësimin

21:45 | 20 Janar 2019

Ende nuk dihet se a do të nisë nesër në gjithë vendin procesi mësimor.

Një gjë është e sigurtë se në Komunën e Junikut, nesër do të rinisë procesi mësimor.

Komuna e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në faqen e saj në Facebook, Komuna e Junikut ka bërë të ditur se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e Hënë fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukese!”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Komunës së Junikut për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”. /

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/komuna-e-udhehequr-nga-aak-rinis-neser-mesimin-bojkton-greven-e-sbashk-ut-617956/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Komento: