Kjo komunë ua ndalon drejtorëve të shkollave pjesëmarrjen në aktivitete zgjedhore

19:38 | 21 Janar 2021

Partitë politike kanë nisur aktivitetet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Komuna e Drenasit, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit të kësaj komune ua ka ndaluar pjesëmarrjen në çdo aktivitet zgjedhor drejtorëve të shkollave të kësaj komune.

Në një e-mail që e ka siguruar Reporteri.net të cilin u është dërguar të gjithë mësimdhënësve të kësaj komune thuhet se atyre u ndalohet pjesëmarrja në aktivitete partiake gjatë, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Të nderuar drejtor dhe drejtoresha, bazuar në legjislacionin në fuqi, si zyrtar publik, ju ndalohet pjesëmarrja në aktivitete partiake gjatë parafushatës dhe fushatës zgjedhore”, shkruan drejtori I DKA-së, Muhamet Gjoka.

Komento: