Kjo komunë vendos t’i dhurojë nga 100 euro për të porsalindurit

14:00 | 26 Tetor 2020

Një lajm i mirë për çiftet nga Mitrovica që dëshrirojnë të sjellin në jetë fëmijë.

Komuna e Mitrovicës merr vendim që për çdo fëmijë që lind, komuna do të paguaj nga 100 euro.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal.

Propozimi u dha nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe u votua me shumicë votash.

Kështu, Mitrovica po iu bashkohet disa komunave që japin para për çdo fëmijë që lind.

Rikujtojmë se Mitrovica e ka shumën më të ulët për këtë pagesë, pasi komunat e tjera japin nga 130, 160 e 200 euro për çdo fëmijë që lind.

Komento: