Duket se banorët e Prishtinës kanë filluar të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Një lagje do ta ketë këtë problem sot.
Kompania Rajona e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton qytetarët se Lagjja “Kalabria” në Prishtinë nuk do të ketë furnizim me ujë deri në ora 16:00 pasdite.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes” Kalabria” në Prishtinë se, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.Arsyeja e mungesës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.