Kjo lagje e Prishtinës, tash e 5 orë në terr

19:22 | 11 February 2019

Reduktimet e energjisë elektrike po vazhdojnë të jenë problem për qytetarët.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, në Prishitnë që nga ora 14.00 nuk janë të furnizuar me energji elektrike.

Kjo ka bërë që ata të irritohen, pasi që nuk janë informuar se edhe sa do të zgjasin reduktimet.

Të njëjtit kanë thënë se kanë provuar disa herë radhazi të kontaktojnë me zyrtarët e KEDS, mirëpo ka qenë e pamundur të marrin ndonjë informacion nga ta.

Kujtojmë faktin se me mungesë të energjisë elektrike po përballen edhe disa qytete tjera.

Komento: