Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ përmes një komunikate për media njofton se për shkak të sigurisë së gypit, janë të detyruar të ndërkrejnë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Gjatë orëve të natës së mbrëmshme kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në tubacionin me dimatër DN=250 mm në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Theksohet se ‘arsyeja e ndaljes së funksionuari të tubacionit në fjalë, ka qenë mbrojtja dhe siguria e qytetarëve që banojnë në afërsi të shkollës “Iliria” ngase kompani private investuese përgjatë punimeve të tyre kanë ardhë deri në afërsi të gypit të ujësjellësit dhe me intervenimin e policisë së Kosovës dhe Inspekcionit komunal kemi qenë të detyruar të ndalim furnizimin, për të siguruar tubacionin’.
Ekipet janë në vendin e ngjarjes.