
Prishtina vazhdon të përballet me një papastërti të madhe.
Temperaturat e larta e kanë bërë edhe më të vështirë këtë, pasi mbeturinat në kontejnerë kundërmojnë si kurrë më parë, shkruan lajmi.net.
Banorët e kësaj rruge kanë dërguar fotografi në adresë të lajmi.net duke treguar se kontejnerët nuk janë pastruar.

Në anën tjetër, çështja e mbeturinave ka qenë problem i vazhdueshëm në qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.