Kjo letër është shkruar nga dora e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

12:46 | 09 August 2019

Letra nuk është publikuar me parë.

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook një letër të rrallë autografike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali. Letra besohet se është shkruar 568 vjet më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Drancolli ka thënë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhen në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.

“Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, ka shkruar Drancolli.

Komento: