Afati i janarit po del të jetë i nxehtë për Milanin dhe Chelsean.
Higuain në Chelsea, Morata në Atletico Madrid dhe Piatek në Milan, këto tre transferime pritet të ndodhin sot.
Këtë lajm e ka dhënë gazetari i njohur italian Nicolo Schira, transmeton Indeksonline.
Morata pas një sezone e gjysmë dëshpëruese tek Chelsea, pritet që të shkoj në Atletico Madrid ku pritet të zëvëndësoj të lënduarin Diego Costa.
Higuain do ta zëvendësoj Moratan tek Chelsea. Ai do të kaloj në formë huazimi tek londinezët.
Kurse Piatek do të kaloj në Milan për të zënë vendin e Gonzalo Higuain.