Kjo ministri paguan 1 mijë euro për fotografinë e Presidentit Thaçi

18:37 | 24 May 2019

Fotografia e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫi tashmë është edhe në Ministrin e Integrimeve.

Dhurata Hoxha tash e tutje do ta ketë “më afër” Presidentin Hashim Thaçi.

Sapo ta hedh këmbën në zyrën e saj, do ta ketë përballë fotografinë e të parit të vendit.

Vetëm për një fotografi të Presidentit, Ministria që udhëheq Hoxha ka planfikuar të shpenzojë rreth 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Ministria e Integrimeve Evropiane ka shpallur tender për furnizim me korniza dhe fotografi të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për nevoja të MIE.

Vetëm për një fotografi të të parit të vendit, Ministria e Integrimeve Evropiane ka shpenzuar gati 1 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur vetë MIE’ja përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender kishin dorëzuar ofertat e tyre tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Afrim Lloshi”.

Kontrata është nënshkruar më 22 maj të këtij viti, derisa furnizimi pritet të bëhet jo më larg se më 31 maj.

Ndryshe, para më shumë se një muaj, Hoxha kishte blerë edhe një smartphone me para të qytetarëve.

Komento: