Kjo mund të jetë pengesa kryesore e transferimit të Messit në PSG!

13:08 | 20 Janar 2021

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona gjatë verës.

PSG-ja është klubi favorit për ta transferuar Lionel Messin e Barcelonës, nëse argjentinasi vendos përfundimisht të largohet nga Barça.

“Gazzeta dello Sport” raporton se paga e lartë e Messit te klubi katalunjas, mund të jetë pengesë që të kalojë te Parisienët.

33-vjeçari fiton 500 mijë funte në javë të Barcelona, por nëse dëshiron të ndërrojë klub, atëherë duhet të pranojë edhe pagë më të ulët.

Kontrata me Barcelonën i skadon në fund të sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Për Messin interesim kishte shfaqur edhe Manchester City.

Komento: