
Shumë klube evropiane po kërkojnë yllin e Barcelonës, Luis Suarez.
Mirëpo, klubeve evropiane që mundohen ta joshin yllin uruguaian të largohet nga Camp Nou u është bashkuar edhe Miami nga Major League Soccer.
Pronari i klubit, David Beckham shpreson që në të ardhmen e afërt ta bind Suarezin ta provojë një përvojë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.
Interesimi nga Miami për një futbollist nuk është i ri sepse klubi amerikan së fundmi kishte kërkuar edhe golgeterin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.