
Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Adresa” mes anëtares së Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, dhe gazetarit Arben Ahmeti, lidhur me rolin e mediave në raport me skenën politike.
Kuçi ka deklaruar se mediat nuk kanë të drejtë të përcaktojnë se kush është opozitë apo pozitë në vend, duke e cilësuar këtë si të palejueshme dhe jo demokratike.
“Kjo s’është as ligjore as demokratike, as nuk i takon medias me vendos kush ka me qenë opozita”, tha Kuçi.
Ndërkohë, gazetari Arben Ahmeti iu kundërpërgjigj duke thënë se mediat funksionojnë në konkurrencë dhe pasqyrojnë zhvillimet publike, jo duke krijuar realitetin politik.
“Ne jemi në garë dhe me njëri-tjetrin unë edhe televizionet e tjera, ne shtyhemi me njëri-tjetrin, ne e shpërfaqim atë që është duke u bërë diskurs publik, nuk është që ne e krijojmë as opozitën as pozitën”, tha Ahmeti.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10