Kjo nuk pritej! Barcelona heq dorë nga ylli i Manchester Unitedit

12:58 | 21 Prill 2019

Duket se skuadra e Barcelonës ka hequr dorë nga ylli i Manchester Untitedit.

Gjiganti katalonas e vlerëson si tejet të shtrenjtë anglezin, prandaj nuk do të tentojë ta sjellë në Camp Nou, sipas mediave britanike.

Barcelona nuk është më e interesuar në Marcus Rashfordin, për shkak të çmimit shumë të lartë që Manchester Unitedi ia ka vënë atij: hiç më pak se 173 milionë euro.

Barça kishte shpresuar ta përforconte sulmin në verë me 21-vjeçarin, por kostoja e tij e bën të pamundur arritjen e këtij synimi.

Rashford i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhuruar nëntë asiste në 42 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

Komento: