Duket se do të rikthehet tek Atletico Madrid, duke u larguar kështu nga Interi.
Inter ka vendosur të mos ushtrojë opsionin e blerjes për Sime Vrsaljko, pasi mbrojtësi kroat është lënduar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj.
Sipas Gazzeta dello Sport, qëndrimi i kroatit te Inter ka marrë fund, pas mësimit se do të qëndrojë jashtë fushave deri në gjashtë muaj, për rikuperim të plotë nga lëndimi.
Vrsjalko, nënkampion i botës me Kroacinë, te Inter ishte huazuar nga Atletico Madrid për 6.5 milionë euro, me mundësinë e transferimit për 17 milionë euro në fund të sezonit.
27 vjeçari deri më tani në fanellën e Interit ka regjistruar vetëm 13 paraqitje.