Kjo nuk pritej! Interi largon nga skuadra yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo nuk pritej! Interi largon nga skuadra yllin e madh

15:38 | 07 Shkurt 2019

Duket se do të rikthehet tek Atletico Madrid, duke u larguar kështu nga Interi.

Inter ka vendosur të mos ushtrojë opsionin e blerjes për Sime Vrsaljko, pasi mbrojtësi kroat është lënduar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj.

Sipas Gazzeta dello Sport, qëndrimi i kroatit te Inter ka marrë fund, pas mësimit se do të qëndrojë jashtë fushave deri në gjashtë muaj, për rikuperim të plotë nga lëndimi.

Vrsjalko, nënkampion i botës me Kroacinë, te Inter ishte huazuar nga Atletico Madrid për 6.5 milionë euro, me mundësinë e transferimit për 17 milionë euro në fund të sezonit.

27 vjeçari deri më tani në fanellën e Interit ka regjistruar vetëm 13 paraqitje.

Komento: