Kjo nuk pritej! Juventus afër marrëveshjes së madhe

23:54 | 05 January 2019

Duket se Juventusi është afër një marrëveshjeje të re me Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat thuhet se po konsideron vazhdimin e kontratës e cila do ta mbante atë tek Juventus deri në vitin 2022.

Sipas “Corriere dello Sport”, reprezentuesi kroat është i gatshëm ta vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës me “biankonerët”, transmeton lajmi.net.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Allegri për shkak se është jashtëzakonisht punëtor dhe ndihmon skuadrën në të gjitha fazat.

Kontrata aktuale e 32 vjeçarit skadon në vitin 2020 por ai dëshiron të vazhdojë më gjatë me skuadrën nga Torino.

Mandzukic kaloi nga Atletico Madrid në Juventus në vitin 2015, për shumën e 21 milionë eurove.

Komento: