Kjo nuk pritej! Manchester Unitedi po e bën transferimin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo nuk pritej! Manchester Unitedi po e bën transferimin e madh

09:17 | 10 Shkurt 2019

Manchester United duket se do ta bëjë një super-transferim.

Ryan Sessegnon është në muajt e fundit të kontratës së tij me Fulham, dhe United janë skuadra që po monitoron situatën.

‘Djajtë e kuq’ kanë vënë re se bisedimet nuk po ecin si më së miri mes anëtarit të Anglisë U-21 dhe skuadrës që rrezikon rënien nga liga.

18 vjeçari e ndihmoi Fulhamin të futet në Premierligë, por këtë sezon skuadra e tij ka pasur ngecje të mëdha.

Sipas raportimeve nga ‘Express’, skuadra nga Old Trafford do të jenë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e të riut anglez.

Sessegnon ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që ka shënuar në një ndeshje të Premierligës, duke shënuar në tetor, kundër Cardiff.

Komento: