Kjo nuk pritej! Milani po vjen me një befasi të madhe në Kosovë

18:59 | 08 Korrik 2019

Duket se Milani po vjen me një befasi të madhe në Kosovë.

Përveç se do vijë të zbarkojë në fushë, AC Milan edhe zyrtarisht ka konfirmuar se do ta sjellë në Kosovë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti italian do ta luajë një ndeshje miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikeli më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kompania që ka organizuar këtë ndeshje ‘’AS Events’’ ka konfirmuar se ‘Rossonerët’ do të sjellin në kryeqytetin e Kosovës edhe njëri nga shtatë trofetë e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, para pak momentesh kjo kompani njoftoi që ka filluar shitja e biletave.

”Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – Ac Milan. Për të gjithë ata tifoz të cilet do të jenë prezent në stadiumin ” Fadil Vokrri” do të kenë mundësin të shohin për se afermi edhe njëren nga shtatë kupat champions legue live në Prishtinë.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.

Komento: