Kjo nuk pritej! Robben transferohet në Premierligë

15:16 | 23 Maj 2019

Duket se Robben ka vendosur t’i befasojë të gjithë me skuadrën e re.

Arjen Robben është larguar nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni, pas qëndrimit dhjetë vjeçar.

Skuadra nga Premierliga, Leicester City, është favorite për të nënshkruar me anësorin holandez këtë verë.

35 vjeçari është lojtar i lirë, dhe ka të drejtë të nënshkruajë me cilëndo skuadër.

Raportet e fundit bëjnë të ditur se e ardhmja e Robben mund të jetë në Premierligë apo në MLS.

Në Premierligë, është Leicester City që konsiderohet favorite për të nënshkruar me ish lojtarin e Chelsea dhe Real Madrid.

Robben te Leicester City do të zinte vendin e Riyad Mahrez, që një vit më parë kaloi te Manchester City.

Komento: