Roma duket se ka arritur një marrëveshje të madhe.
Nicolo Zaniolo dhe skuadra e Romës kanë arritur një marrëveshje të re.
Sipas raportimeve nga mediet italiane, Zaniolo ka nënshkruar një kontratë që do ta mbaj në Romë edhe për pesë vite.
Gjithashtu, me kontratën e re, talenti italian do të përfitojë një pagë gjashtë herë më të lartë se ajo që kishte deri më tani.
19 vjeçari erdhi nga Inter për shumën e 4.5 milionë euro, në një marrëveshje që largoi Radja Nainggolan nga kryeqyteti.
Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që shumë skuadra të vihen në kërkim të tij, duke filluar nga Juventus.
Kontrata e re e yllit të Romës do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023.