Kjo nuk pritej! Xavi trajner i skuadrës? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo nuk pritej! Xavi trajner i skuadrës?

22:40 | 04 Janar 2019

Tifozët e Barcelonës kanë treguar se kë e dëshirojnë si trajner të skuadrës.

Ernesto Valverde po heziton të jap përgjigjen e tij për një vazhdim të kontratës me Barcelonën dhe kjo duket se nuk po u pëlqen tifozëve.

“Nuk e di se çfarë do të bëj sezonin tjetër” ishin fjalët e Valverdes për “AS”, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj, “Marca” kishte hapur një votim me pyetjen se kush duhet të jetë trajneri pasues i Valverdes, ku votuan rreth 70mijë tifozë.

Ishte Xavi Hernandez që priu në këtë listë me 33 % të fituara nga votat e tifozëve.

Kujtojmë se mesfushori spanjoll e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në “Camp Nou” dhe ka bërë të ditur se nga sezoni tjetër do të shqyrtoj mundësinë të bëhet trajner.

A mendoni se Xavi do të ishte zgjidhja e duhur për Barcelonën?

Komento: