
Duket se një largim i papritur do të bëhet nga ylli i Premierligës.
Wilfried Zaha ka zbuluar se është gati të largohet nga Crystal Palace këtë verë.
Në një intervistë për ‘Daily Mail’, Zaha ka alarmuar gjitha klubet e mëdha, duke thënë se ambiciet e tij janë të luajë në nivele të larta, siç është Liga e Kampionëve dhe të luftojë për tituj.
26 vjeçari në të kaluarën ka provuar një aventurë te shkurtër te Manchester United, për të cilën skuadër kishte regjistruar vetëm dy paraqitje, për t’u kthyer sërish te Crystal Palace.
Zaha për Crystal Palace numëron 143 ndeshje, dhe 29 gola.
“Unë jam shumë ambicioz. Jo ambicioz vetëm për të luajtur për një klub të madh, por për të fituar në nivel klubi dhe me Bregun e Fildishtë”, ka deklaruar Zaha.
“Për mua që të jem më i mirë, për të arritur atë që unë besoj që jam i aftë, duhet të synoj të luaj në nivel më të lartë, për të fituar trofe. Unë jam i bekuar që kam ardhur deri këtu në karrierën time. Por unë ndjej sikur kam më tepër për të ofruar”.
“Unë kam për ta përjetuar Ligën e Kampionëve. Më duhet vetëm mundësia, kjo është e gjitha. Pjesën tjetër do ta bëj vetë”.